Ballkani ka humbur ndeshjen ndaj Sivasspor, me rezultat 2:1 për skuadrën turke.
Përkundër faktit që ishin duke luajtur me aksione fantastike, kampioni i Kosovës nuk ia doli që të triumfonte.
Sulmuesi, Armend Thaqi shënoi për vendasit në minutën e 36-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Skuadra triumfuese e ndeshjes, Sivasspor tani ka marr edhe tri pikë, ndërsa, therandasit me humbjen e tyre nuk kanë fituar asnjë pikë.
Ballkani në minutën e 48-të, të pjesës së dytë kishte nisur në sulm me aksione të mira, pasi Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Qëndrim Zyba kanë gjuajtur nga pozicione mjaftë të rrezikshme për skuadrën kundërshtare, por pa fat për të shënuar golin e dytë.
Në minutën e 72-të, Sivasspori barazoi rezultatin. Ishte Hakan Arslan që shënoi me kokë për rezultat 1-1.
Pas dhjetë minutash sërish turqit gjetën golin, kësaj radhe me Karol Angielskin, që shënoi për rezultat 2-1.
Po ashtu, edhe mbrojtja e Ballkanit ishte në nivelin e duhur, por skuadra mysafire doli të jetë më me fat në këtë ndeshje.
Sivasspori dhe Cluj tani kanë nga shtatë pikë, ndërsa Ballkani dhe Slavia nga katër pikë.