Koreja e Veriut ka lëshuar të premtën e 14 tetorit një raketë balistike dhe 170 predha artilerie në drejtim të detit, njashtu kanë fluturuar avionët luftarakë pranë kufirit për të tensionuar situatën, duke e rritur më tej armiqësinë e shkaktuar së fundi nga Veriu.
Lëvizjet e Koresë së Veriut tregojnë se ajo po ringjall një libër të vjetër lojërash për të nxitur frikën nga lufta, me anë të testeve provokuese të armëve.
Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut ka thënë në një deklaratë për AP, se raketa me rreze të shkurtër u ngrit nga rajoni i kryeqytetit të Veriut në orën 1:49 të mëngjesit të së premtës dhe fluturoi drejt ujërave lindore.
Ky ka qenë lëshimi i 15-të i raketës nga Koreja e Veriut qëkur ka filluar testimi më 25 shtator.
Lidhur me këtë, Koreja e Veriut ka thënë të hënën se testet e saj të fundit raketore ishin simulime të sulmeve bërthamore ndaj objektivave të Koresë së Jugut dhe SHBA-së në përgjigje të stërvitjeve të tyre ushtarake “të rrezikshme” që përfshinin një avion amerikan bartëse.
Pas testit të fundit të raketave, Koreja e Veriut lëshoi 130 predha në brigjet e saj perëndimore dhe 40 predha jashtë bregut të saj lindor.