Kuvendi mban dy seanca plenare

Të premten, në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy seanca. Njëra do të fillojë në ora 11:00, kurse tjetra në orën 15:00. Në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Kuvendi i Kosovës





Të premten e 14 tetorit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca.

E para do të fillojë në orën 11:00, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i dytë i projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ndërsa tjetra do të fillojë në orën 15:00, e cila në rend dite do të ketë shqyrtimin e parë të projektligjit për mbështetjen e punëve publike.

Pikat e tjera në rend dite në seancën e parë,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Rendi i ditës në seancën e dytë,

Shqyrtim i parë i Projektligjit nr.08/L-179  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika