Janë shënuar 18 vjet qëkur 15 maturantë humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri.
Autobusi që po barte 15 maturantë nga shkolla e mesme “Abdyl Frashëri” në Malishevë, ra në një humnerë në Fushë-Arrëz të Pukës, më 14 tetor të vitit 2004.
Një ditë më vonë, pas identifikimit të viktimave, shteti shqiptar përcolli të ndjerët deri në kufirin me Kosovës, për t’u varrosur më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve” në Malishevë.
Në njëvjetorin e vdekjes së tyre, Qeveria shqiptare ngriti një pllakë përkujtimor te vendi i aksidentit, ndërsa në dyvjetorin e kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve nga Qeveria e Kosovës.
Në nder të përkujtimit të përhershëm të tyre, drejtoria e gjimnazit ka vendosur që në vend të orës së dytë, në çdo përvjetor, të mos mbahet ora e dytë e mësimit, por në vend të saj të bëhen homazhe në 15 varret e maturantëve.