Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo tavan të naftës dhe të derivateve të tjera, për të premten e 14 tetorit.
Nga 1.78 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të enjten, të premten rezulton të jetë 1.79 euro për litër.
Ndërsa, çmimi i benzinës dhe i gazit nuk kanë ndonjë dallim krahasuar me të enjten.
Çmimi i benzinës rezulton të jetë 1.40 euro për litër, ndërkaq çmimi i gazit rezulton të jetë 0.75 centë për litër.
MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë valide për 24 orë.