Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së, ka demostruar profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.
Mehaj ka shtuar se Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurt drejt arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale, për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore.
“Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin ‘Kompania në sulm’. Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurt drejt arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale, për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”, thuhet në postimin e ministrit të Mbrojtjes në Facebook.
Të enjten e 13 tetorit, Mehaj ka thënë se në kuadër të planit të ushtrimeve të njësive të FSK-së, pjesëtarët e FSK-së nga Regjimenti i Parë, Kompania 1A kanë realizuar ushtrimin fushor me qitje operacionale (LFX), të mbajtur në Babaj të Bokës.