Nagavci: Nëse nuk ka kompensim të orëve mësimore, nuk do të ketë paga

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nëse nuk mbahet mësimi, sipas kalendarit të Ministrisë, atëherë nuk do të ketë paga për mësimdhënësit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një lidhje telefonike në Radio Dukagjini në emisionin “Magazina”, me Lirik Sylmetaj dhe Blerina Neziri, ka thënë se mësimdhënësit e kanë obligim ligjor të dalin në punë edhe të shtunave, për t’i kompensuar orët e humbura mësimore gjatë grevës, e në rast se ky orar nuk zbatohet, ajo ka ritheksuar se nuk do të ketë paga.

Ndër të tjera, Nagavci ka potencuar se ka qenë e obligueshme ligjërisht që të mos ekzekutohen pagat për ata që nuk kanë punuar.

Ajo ka thënë se mësimdhënësit janë paguar si paradhënie për ditët e punës, dhe nëse nuk mbahet mësimi, sipas kalendarit të ministrisë, atëherë nuk do të ketë paga.

“Askush nuk duhet të ketë dilema në lidhje me vazhdimin e mësimit, kalendari mësimor është kompetencë e Ministrisë” ka thë ajo, gjersa ka shtuar se mësimdhënësit e kanë obligim ligjor të dalin në punë.

Sipas saj, nuk është e ndershme që të kërkohet edhe më tutje që fëmijët të mos shkojnë në shkolla.

“I ftoj Këshillin e Prindërve të mos ndikohen për arsye politike, sepse çdo diskutim më tutje për mosmbajtje të mësimit është tendencioz dhe i gabueshëm”, ka vijuar ajo.

Tutje, ajo ka theksuar se nuk është e nevojshme që të ketë depolitizim të arsimit gjersa ka shtuar “mësimdhënësit duhet të jenë për nxënësit e ne do të jemi për mësimdhënësit”.

Sipas saj, kushdo që bën thirrje për mosrespektim të vendimeve të organeve ekzekutive është një vepër penale.

Po ashtu, kundër mësimit në ditët e vikendit ka dalë edhe Këshilli i Prindërve, të cilët kategorikisht kanë thënë se refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla, edhe nëse kjo bëhet obligative.

Vendimin për kompensim të orëve gjatë vikendit, e ka marrë Ministria e Arsimit, për shkak të orëve të humbura si pasojë e grevës së përgjithshme në arsim për një muaj.

Në kundërpërgjigje të grevës, Ministria e Financave kishte vendosur fillimisht të mos ua procesojë pagat mësimdhënësve që nuk kishin punuar. Por megjithatë, u mor vendim që pagën mujore mësimdhënësit ta merrnin në formë të avansit, me kusht që t’i kompensonin orët e humbura.

Nagavci: Mësimdhënësit e kanë obligim të dalin të shtunën në punë





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika