Festa e luleve të vjeshtës në “Agrocoop”

Krizantema ishte lulja e fokusit kryesor të eventit "Një pije mes lulesh" të organizuar nga Agrocoop. Ky festival i cili do të zgjasë tre ditë, këtë vit shënon ediconin e 3-të





Është një prej luleve më unike që njihet me emrin “mbretëresha e vjeshtës”, sepse cilësohet si trëndafili i kësaj stine.

Krizantema simbolizon optimizmin, pasurinë, miqësinë dhe paqen

E pikërisht kjo lule ishte fokusi kryesor I eventit “Një pije mes lulesh” të organizuar nga ndërmarrja prodhuese tregtare Agrocoopi, në Shtime.

Drejtori i shitjes, Ardit Limani, ka thënë se ky festival këtë vit po shënon edicionin e 3-të.

Limani tha se e veçanta e këtij trëndafili është se lulëzon në disa nuance të ndryshme.

“E verdhë, portokalli , e kuqe, rozë, dhe e bardhë, janë ngjyrat që e karakterizojnë këtë trëndafil vjeshte, dhe për të nevojitet kujdes I veçantë”, shtoi ai.

“Përvec që mund të argëtoheni në këtë ambient shumëngjyrësh, ky festival ka edhe karakter edukativ, I cili do të zgjasë tre ditë radhazi” u shpreh Limani.

Limani theksoi se për të gjithë mysafirët, “Agrocoopi” do të ju dhurojë nga një krizantemë, në shenjë falënderimi për pjesëmarrjen.