Arabia Saudite do të ofrojë 400 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën.
Agjencia shtetërore saudite e lajmeve, “SPA” kishte bërë të ditur se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, kishte folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përmes një telefonate, dhe është po e njëjta agjenci e cila bëri të ditur shumën monetare që do t’i ofrojë Arabia Saudite, shtetit ukrainas.
Për telefonatën ka shkruar edhe presidenti Zelenskyy. Ai bëri të ditur se kanë rënë dakord që të ndërveprojnë në lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës.
“Fola me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës, rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ne ramë dakord të ndërveprojmë në lirimin robërve të luftës të Ukrainës. Ne ramë dakord për ndihmën makro-financiare saudite për Ukrainën”, ka shkruar ai.
Spoke to Crown Prince of Saudi Arabia Mohammed bin Salman. Thanked for supporting Ukraine's territorial integrity, resolution at the UN General Assembly. We agreed to interact in the release of 🇺🇦 prisoners of war. We agreed on the provision of 🇸🇦 macro-financial aid to Ukraine.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 14, 2022
Arabia Saudite nuk është i vetmi vend, i cili ka dërguar ndihmë në Ukrainë.
Në shtator, Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar për ndihmën prej 600 milionë dollarësh në ndihmë për Ukrainën. Në këtë paketë ndihmash përfshiheshin armë, municione dhe pajisje ushtarake shtesë nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-së.
Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të këtij viti.
600 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake nga ShBA-të për Ukrainën