Krahas politikës, Kusari-Lila tregon aktivitetin e saj të përditshëm

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Kusari-Lila inkurajon të gjithë të mos e lënë anash aktivitetin fizik. Sipas saj, pushteti lokal dhe ai qendror duhet të fokusohen në rritjen e numrit të shtigjeve për ecje, vrap dhe biçikleta, në mënyrë që të ndikojnë në rritjen e kushteve për ndryshim të transportit të qytetarëve

Mimoza Kusari-Lila, LVV

Jemi mësuar ta shohim në politikë, në postin e kryetares së komunës së Gjakovës dhe njëherit, edhe asaj të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, dhe po ashtu, të flasë për atë që beson. Por kësaj radhe, në një intervistë më ndryshe, Mimoza Kusari-Lila tregon se cili është suksesi ndaj përballjes së stresit dhe mbajtjes së mirëqenies shëndetësore kundrejt një dite të ngarkuar pune.

Pëmes një lidhjeje telefonike, në emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, Kusari-Lila ka treguar për një aktivitet të përditshëm të sajin, e që është vrapimi dhe ecja në natyrë.

“E shtuna është e pakompromis për vrapimin, ndërsa ditëve të tjera varet nga orari. Nëse puna fillon herët e shtyjmë, por është aktivitet të cilin e realizojmë herët në mëngjes me grupin që janë pasionant të vrapimit”, ka treguar Kusari-Lila.

Megjithatë, vrapi i kësaj të shtune ishte i pamundur për të, pasi mëngjesi i sotëm, qe një i atillë, i mbushur me mjegull. Ajo ka treguar se rutina e sotshme përfshiu përgatitjen e djalit të saj në shkollë, në zëvendësimin e orëve që po bëhet si shkak i grevës në arsim, e cila zgjati 5 javë pas afatit të zakonshëm të fillimit të vitit shkollor.

Një ditë për Kusari-Lila fillon në orën 6 të mëngjesit, për vrap apo për angazhimet e ditës. Por, sa kohë ka që vrapi është pjesë e pashkëputur e saj, ka treguar vetë Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së.

“Aktivisht apo me rregull, ka rreth 7-8 vite që merrem me vrap. Ndërsa në kuptimin e vetëdijësimit për aktivitetin fizik ka rreth 20 vite”, ka treguar Kusari-Lila, gjersa ka theksuar se “Aktiviteti ndihmon në angazhim, kondicon dhe zhvillim të mendjes. Praktikoj edhe ushtrimet në banesë ku ushtrojë në ditët që nuk jam jashtë”.

Sipas saj, aktiviteti fizik paraqet formën më të mirë të një mirëqenie në moshë të shtyer, dhe për këtë, ajo ka treguar rastin e një 77-vjeçareje e cila sapo kishte përfunduar maratonën e 72-të të saj.

“Edhe në vrapim sheh persona të moshës së shtyrë. Kam parë një grua 77-vjeçare që kishte përfunduar maratonën e 72-të në jetën e saj. Ajo vazhdonte të praktikonte vrapimin duke promovuar, që vrapimi së bashku me jogën janë arsyeja që ao vazhdonte të ishte në gjendjen e saj”, ka treguar Kusari-Lila.

Kusari-Lila inkurajon të gjithë që të mos e lënë anash aktivitetin fizik. Ajo është shprehur e lumtur se vetëdijësimi në këtë drejtim është ngritur, pasi ka një numër më të lartë viteve të fundit, të atyre që merren me gara dhe që nuk janë atletë profesionistë.

Se çfarë ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, përkatësisht në rritjen e numrit të shtigjeve për vrapim, biçikleta dhe të aktiviteteve të tjera, ajo ka thënë se kjo e fundit sapo ka shpallur vitin e xhudos. Ajo ka kujtuar hapjen e shtëpisë së këtij sporti nga Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Niveli qendror dhe ai komunal nuk u mënjanuan nga Kusari-Lila, në lidhje me rritjen e numrit të shtigjeve, të cilat sipas saj, ngritin kushtet e sigurisë në komunikacion, duke i shtyrë qytetarët e vendit të përdorin biçikletat në vend të makinave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika