Microsoft Office po largohet pas 30 vjetësh shërbim. Në vend të Office do të jetë marka Microsoft 365, e cila do të ketë pamje dhe ikona të reja. Këto informata janë bërë publike nga vetë grupi i kompanisë, përmes një konferencë gjatë kësaj jave.
Microsoft 365 do të jetë shumë i ngjashëm me Microsoft Office, por ka një dallim kryesor dhe të rëndësishëm mes tyre, e i cili është çmimi.
Kjo për shkak se Microsoft Office është blerë vetëm një herë, Microsoft 365 duhet të blehet çdo muaj, por që çmimi nuk është bërë publik.
Dallimet e tjera hasen te aksesi, pamjet dhe ikonat sepse janë të reja. Personat që abonohen në Microsoft 365, kanë përditësimet më të fundit të përfshira në planin e tyre, ndërsa ata në Office duhet të blejnë versionin më të fundit të softuerit.
Microsoft Office ka filluar shërbimin nga viti 1990.