Ish-kryeministri suedez Stefan Löfven është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Socialiste Evropiane (PES).
PES është orgaznizata që bashkon 33 parti socialiste-demokratike nga i gjithë kontinenti evropian.
Löfven është pasardhës në pozitë e e kryetarit pas Sergej Stanishev të Bullgarisë, i cili ka udhëhequr grupin që nga viti 2011.
Kryetari i sapo zgjedhur ka thënë se qëllimi i tyre është të tregojnë vlerën e politikës pragmatike, raporton euronews.
“Është për t’u treguar njerëzve se rruga e duhur përpara nuk është ekstremizmi, është politika praktike,” tha Löfven. “Dhe politika më e ndritur është gjithashtu ajo ku ne qëndrojmë së bashku. Është kur jemi të ndarë që jemi më të dobëtit dhe kjo është pikërisht ajo që dëshiron e djathta ekstreme”, ka thënë ai.
Löfven, ishte kryeministër suedez nga viti 2014 deri në vitin 2021, i cili ishte zgjdhur i pakontestueshëm në kongresin e partisë në Berlin pasi Stanishev dhe ka thënë se nuk do të kërkojë një mandat të katërt.