Escobar takon shqiptarët e Luginës, Kamberi i dërgon porosi Lajçakut

Në Departamentin e Shtetit Amerikan, për herë të parë janë pritur në takim përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ata së bashku me Emisarim Special për Ballkanin Përendimor, Gabriel Escobar, kanë diskutuar për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave

Gabriel Escobar, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në takim me shqiptarët e Luginës së Preshevës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur të thyejnë diksriminimin e ndërkombëtarëve ndaj shqiptarëve të Serbisë.

Kjo pasi që Gabriel Escobar, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka qenë nikoqir i takimit në Uashington me liderët e shqiptarëve të Luginës.

Kërkesa e deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka qenë që të përfshihen të drejtat e komuniteti shqiptar në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes Escobarit, deputeti Kamberi thotë se i dërgoi një porosi emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Ne nuk kemi pasur trajtim të barabartë, derisa zyrtarë të SHBA-së dhe të BE-së, takoheshin në veri të Kosovës edhe me zyrtarët serbë që janë në listën e zezë amerikane ndërkohë që kanë munguar kontaktet me të përzgjedhurit shqiptar, ky është përparim pasiqë takimi jonë u bë në deparamentin e shtetit, kemi kërkuar që z.Escobar të inkurajoi z.Lajçak për një takim të ardhshëm me ne për të njoftuar me situatën aktuale dhe nevojën e interesimit më të madh të bashkësisë ndërkombëtare edhe rreth trajtimit të shqiptarëve dhe respektimin e tre marrëveshjeve të tjera që kemi me Serbinë”, ka thënë Kamberi.

Shaip Kamberi, Deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Deputeti Kamberi ndër tjera ka treguar se kanë marrë premtim se Esobar do të ketë interesim më të dukshëm për Luginën, të cilin tha se e kanë ftuar për vizitë.

E homologu i Escobarit, sllovaku Miroslav Lajçak do të jetë sërish në Beograd të hënën, por as kësaj radhe në agjendën e tij të takimeve nuk u është bërë vend përfaqësuesve shqiptarëve të Luginës.

“Jemi të informuar por nuk kemi ftesë zyrtarë prej tij për takim, pra ne do të shohim tash cili do të jetë qëndrimi Bashkimit Evropian, si fasilicator në këtë drejtim, hapi i parë u bë këtu në departamentin e shtetit dhe shpresoj që edhe BE do t’i trajtojë njësoj, njëtrajtshëm kërkesat e tona”, ka shtuar ai.

Nëse Lajçak planifikon ndryshin të agjendës nuk ka treguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Dukagjinit.

E, pjesë e delagacionit bashkë me Shaip Kamberin, ishte edhe Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili takimin me Escobarin e quan shumë produktiv.

Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

“Në Departamentin e Shtetit të SHBA-së zhvilluam takime sa konstruktive po aq produktive. Njoftuam me zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe përballjen me diskriminimin e shqiptarëve. SHBA-të mbeten partner të përkushtuar të Luginës. Jemi të bekuar me miqësinë amerikane”, ka theksuar Mustafi.

Udhëheqësitë shqiptarë gjatë vizitës së tyre në SHBA do të zhvillojnë takime edhe me kongresistë të ndryshëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika