SBAShK-u thotë se në 70 për qind të shkollave nuk është mbajtur mësim të shtunën

SBAShK-u ka njoftuar se në të shtunën e 15 tetorit, 70 për qind e shkollave nuk kanë mbajtur mësim. Në komunikatën e lëshuar për media nga SBAShK-u thuhet se e njëjta situatë do të jetë edhe në të shtunat tjera nëse MAShT-i nuk arrin të gjejë zgjidhje

Ilustrim





Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në një komunikatë për media ka thënë se në 70 për qind të shkollave gjatë kësaj të shtune nuk është mbajtur mësimi.

Në komunikatë njoftohet se në pjesën tjetër të shkollave numri i nxënësve ka qenë i vogël dhe si rrjedhojë nuk mund të thuhet se është zhvilluar procesi mësimor.

Tutje në komunikatë të SBAShK-ut thuhet se kjo është vlerësuar në takimin e jashtëzakonshëm që SBAShK-u ka mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal, të cilët kanë raportuar lidhur me gjendjen e sotme në komunat e tyre.

Mes tjerash, në këtë komunikatë për media theksohet se SBAShK-u vlerëson që në fillim të javës së ardhshme MAShT-i duhet të mbajë takim urgjent me përfaqësues të Asociacionit të Komunave, të kolegjiumit të drejtorive komunale të arsimite, të Këshillit të Prindërve dhe SBASHK-ut për të bërë përpjekje të përbashkëta dhe për të arritur marrëveshje për orët e humbura në grevë.

Dhe nëse nuk veprohet kështu, SBAShK-u ka thënë se “atëherë do të kemi situatë të njëjtë edhe në të shtunat tjera e aq më shumë edhe në ditët e rregullta të punës, procesi mësimor nuk do të ketë rrjedhë të mbarë nga debatet që do të zhvillohen lidhur me çështjen e orëve e ditëve të humbura në grevë”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika