Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren për vdekje te “Kroni i Mbretit”

Policia e Kosovës ka arrestuar vozitësin e veturës që ka goditur këmbësoren te "Kroni i Mbretit", në magjistralen Prishtinë-Pejë ndërsa me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë

Foto ilustrim

Është arrestuar shoferi i veturës që ka goditur këmbësoren në magjistralen Prishtinë-Pejë të shtunën e 15 tetorit.

“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44 vjeçar është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për portalin Dukagjini.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në vendin e quajtur “Kroni i Mbretit”.

“Në ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka gotitur një këmbësore”.

“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”.

Vdes këmbësorja si pasojë e goditjes nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika