Të paktën 20 të vdekur dhe 15 të plagosur në aksidentin e autobusit në Kolumbi

Një aksident i autobusit në Kolumbi ka shkaktuar vdekjen e së paku 20 personave dhe 15 të tjerë janë plagosur. Në lidhje me aksidentin thuhet se hetuesit po shikojnë "dështime mekanike të mundshme në sistemin e frenave"

Pamje nga aksidenti i autobusit në Kolumbi. Foto: Barrons

Policia ka njoftuar se të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur të shtunën e 15 tetorit kur një autobus është përmbysuar në autostradën Pan-Amerikane në Kolumbinë jugperëndimore.

Autobusi ishte duke udhëtuar mes qytetit port të Tumaco, në jugperëndim të Kolumbisë, dhe Cali. “Fatkeqësisht, ne kemi një numër prej 20 personash të vdekur”, ka thënë kapiteni i policisë së trafikut të departamentit Narino, Albertland Agudelo.

Në mesin e 15 të plagosurve ishte dhe një vajzë trevjeçare dhe një djalë tetë vjeç.

Koloneli Oscar Lamprea për gazetarët ka thënë se hetuesit po shikojnë “dështime mekanike të mundshme në sistemin e frenave”. Në një raport paraprak thuhej se shoferi ka humbur kontrollin pasi ka dalur nga kthesa në një zonë me mjegull, raporton “barrons”.

Punëtorëve të shpëtimit nga policia dhe departamenteve të zjarrfikësve iu kanë nevojitur  nëntë orë për të vendosur automjetin në këmbë dhe për të evakuar të plagosurit e për të rikuperuar të vdekurit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika