Policia franceze ka arrestuar gjashtë persona për vdekjen e 12-vjeçares. Trupi i saj u gjet të premten në një valixhe në Paris. Duart dhe këmbët e saj ishin të lidhura, gjithashtu, kishte shirit të vendosur mbi fytyrë, duke mos lënë hapsirë për ajër, gjë e cila, shkaktoi vdekjen e saj.
Nuk dihet nëse të gjashtë personat e arrestuar janë edhe të dyshuar zyrtarisht. Nga të arrestuarit, është një e re që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë me 12-vjeçaren. Ajo kishte tërhequr zvarrë edhe një valixhe të madhe pranë pallatit ku banonte vajza. Kjo grua është quajtur e dyshuara kryesore në mediat franceze, e cila edhe u arrestua në periferi të Parisit (Bois-Colombes).
12-vjeçarja u raportua e zhdukur pasditen e së premtes. Policia ka vepruar me shpejtësi pasi kishte indikacione për rrëmbim. Nëna e 12-vjeçares raportoi se vajza e saj nuk kishte ardhur në shtëpi. Babai i saj, i cili është kujdestar i pallatit ku ata jetojnë, i tha policisë se kamerat e vëzhgimit tregojnë se ajo ishte kthyer atë pasdite. Pamjet tregonin edhe gruan me valixhen e madhe.
Një person i pastrehë, e gjeti vajzën e vdekur në një valixhe, në një bllok larg.
Kanali i lajmeve “BFMTV” raporton se në trup janë vendosur edhe dy numra: një dhe një zero. Ndërsa policia ende nuk ka thënë asgjë për këtë.
Gjendet trupi i një vajze 12-vjeçare brenda një valixhe në Paris