“Ka kaluar një vit e gjysmë qeverisje, dhe nuk është shtruar asnjë metër asfalt në magjistralet e Kosovës, nëpër të cilat qytetarët vazhdojnë të maltretohen çdo ditë”.
Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Imer Mushkolaj, gjersa ka kritikuar zëvëndësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për mungesë të punës.
Një reagim i tillë vjen pasi zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte bërë një postim para dy ditësh, duke treguar se aksioni për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve, për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale, kishte filluar.
“Para dy ditësh zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e prezantoi si sukses largimin e reklamave nga autostradat. Madje u fotografua edhe vetë, thuajse ku me ditë çfarë projekti është përfunduar. Ndërkohë, ka kaluar një vit e gjysmë qeverisje, dhe nuk është shtruar asnjë metër asfalt në magjistralet e Kosovës, nëpër të cilat, qytetarët vazhdojnë të maltretohen çdo ditë. Për besë mjerim”, ka shkruar Mushkolaj.
Zëvëndësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se më nuk do të ketë asnjë reklamë në autostradat e Kosovës.
Durmishi: Nuk do të ketë më reklama në autostrada të Kosovës