Është koha e vjeshtës dhe e të mbjellave të disa kulturave.
E pikërisht gjatë këtyre ditëve Komuna e Kamenicës ka vendosur që t’i ndihmojë fermerët, duke u dhuruar fara të grurit.
Por, opozita në këtë qyteti ngriti dyshime se ky grurë erdhi nga Serbia për shkak se kështu shkruan në banderolat e tyre.
Sipas Naim Arifit, asamblistë në këtë Komunë, është sidomos e papranueshme që kjo të ndodh nga një parti që me vite kërkon të bojkotohen produktet nga Serbia.
“Ka kompani në Kosovë që e bëjnë prodhimin e farës së grurit dhe derisa Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë fushata e kanë rrokullisur edhe kamion për produkte kundër Serbisë ata kanë blerë pikërisht produkt nga Serbia”, ka thënë Arifi.
Përgjigje nga Komuna për këtë thonë se do të kërkojnë edhe LDK-ja.
“Partia që erdhi në pushtet me rrokullisje kamionësh me fjalë kundër produkteve serbe po shpërndan farë nga Serbia. Do të kërkojmë llogari për këtë në mbledhjen e ardhshme”.
E për këtë ka një arsyetim nga Komuna e Kamenicës.
“Është farë me origjinë Franceze por është e licencuar prej Ministrisë . Fara ka origjinë franceze dhe paketohet në Serbi. Si farë shpërndahet edhe prej komunave të tjera dhe rekomandohet edhe prej eksperteve”.
Kamenica është një katër komunat që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje.