Një makinë “fluturuese” e ndërtuar nga prodhuesi kinez i automjeteve elektrike Xpeng ka kryer fluturimin e parë publik në Emiratet e Bashkuara Arabe, si pjesë e programit të kompanisë për të lansuar produktin e saj në tregjet ndërkombëtare.
X2 është një aeroplan vertikal i ngritjes dhe uljes me dy vende (eVTOL) që ngrihet nga tetë helika – dy në çdo cep të automjetit.
“Ne po shkojmë drejt tregut ndërkombëtar hap pas hapi,” ka thënë Minguan Qiu, menaxher i përgjithshëm i Xpeng Aeroht.
“Ne zgjodhëm qytetin e Dubait për fluturimin e parë sepse Dubai është qyteti më inovativ në botë”, ka thënë Qiu.