Trupi i njeriut është përplot me baktere, viruse dhe kërpudha. Këta mikroorganizma njihen kolektivisht si mikrobiome. Prezenca e disa mikrobiome duhet të jenë shqetësuese për njeriun sepse janë tregues të shëndetit të dobët.
Ndërsa nga ana tjetër, ka baktere të shëndetshme që gjenden në traktin tretës që janë shumë të rëndësishme për sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën e njeriut, por edhe për organe të tjera të trupit të njeriut.
Vendimet dietale që marrim në baza ditore mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në përbërjen e mikrobiomës.
Mëngjesi ofron një mundësi të shkëlqyer për të filluar të kujdesemi për traktin tonë tretës duke përfshirë disa ushqime që shkenca ka vërtetuar se mund të ndihmojnë mikrobiomën tonë.
Kefiri
Shkencëtarët në Universitetin Stanford kanë përcaktuar se një dietë e pasur me ushqime të fermentuara është një nga mënyrat më të mira për të rritur diversitetin e mikrobiomës së zorrëve dhe për të reduktuar shënuesit molekularë të inflamacionit. Prandaj, për një shëndet më të mirë të zorrëve, mund të përfshini kefir në mëngjes.
Kefiri përmban më shumë probiotikë se kosi i zakonshëm. Kefiri gjithashtu përmban proteina të vlefshme dhe kalcium që forcon kockat.
Kungulli
Kungulli quhet mbretëresha e vjeshtës për një arsye. “Mishi” i tij është një nga burimet më të mira të karotenoideve që kanë një efekt të dobishëm në mikrobiomën. Është veçanërisht i pasur me beta-karoten.
Arrat
Në një studim të botuar në Journal of Nutrition, burra dhe gra të rritura të shëndetshëm që ushqeheshin me një dietë që përmbante 42 gramë arra në ditë, që është rreth gjysmë filxhani, përjetuan një rritje të konsiderueshme të numrit të baktereve të dobishme.
Një dietë e pasur me arra rezultoi gjithashtu në një rënie të kolesterolit LDL. Është e mundshme përbërja ushqyese e arrave, duke përfshirë disa acide yndyrore, vitamina, minerale dhe antioksidantë, që i jep një nxitje mikrobiomit tonë.
Hulumtimet tregojnë se ngrënia e më shumë bajameve dhe fistekëve mund të ndryshojë pozitivisht mikrobiomën e zorrëve.
Tërshëra
Mëngjesi me tërshërë është vërtetuar se mbështet një mikrobiom të shëndetshëm.
Një ekip studiuesish nga Zvicra shqyrtoi një duzinë studimesh të publikuara më parë dhe zbuloi se konsumimi i kësaj drithëra mund të rrisë numrin e përgjithshëm të baktereve, duke përfshirë laktobacilet e dobishme dhe bifidobakteret, si tek individët e shëndetshëm ashtu edhe tek ata me sëmundje celiac.
Përveç kësaj, konsumimi i kësaj drithi mund të rrisë nivelet e acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër. Këto janë komponime të prodhuara nga disa lloje të baktereve që mendohet se kanë disa efekte të dobishme për shëndetin.