Haxhiu: Testimi i virgjërisë nuk ka të bëjë me fenë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të aktivistit , Altin Hazizaj, se testi i virgjërisë lidhet me fenë, është shprehur se ky test nuk ka lidhje me fenë pasi bëhet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nevoja për ta kthyer në vepër penale testimin e virgjërisë ka ardhur, pas raportimeve të kahershme nga mjekësia ligjore, se shumë njerëz bëjnë testime të virgjërisë.

Ajo këtë deklaratë e ka dhënë në një lidhje direkte për EuronewsAlbania.

Ndërkaq, pas deklaratës së aktivistit, Altin Hazizaj, se testi i virgjërisë lidhet me fenë, Haxhiu iu kundërpërgjigj, duke i thënë se ky test nuk ka lidhje me fenë pasi bëhet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.

“Më duhet ta kundërshtoj fuqishëm se nuk besoj se ka të bëjë me fenë, është gabim ta thuash. Si Kosova dhe Shqipëria kanë probleme të njëjta në këtë drejtim, dhe raste të tilla të testit të virgjërisë bëhen edhe në Shqipëri, ndaj edhe Shqipëria duhet ta hapë si diskutim këtë për t’i mbrojtur gratë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo, po ashtu, ka thënë se ndryshimet në kodin penal në Kosovë synojnë ta korrigjojnë mentalitetin patriarkal, i cili sipas saj, ekziston edhe në sistemin e drejtësisë.

Sipas saj, shtimi i rasteve të dhunës në familje dhe abuzimeve seksuale është shqetësues në Kosovë, ndaj ndryshimet në kodin penal janë pritur shumë mirë.

Ndër të tjera, Haxhiu ka thënë se në rastin e dhunimit ndaj 11-vjeçares, është dëshmuar dështim i sistemit të drejtësisë.

“Në Kosovë ndryshimet në kodin penal janë pritur shumë mirë. Gratë dhe vajzat në Kosovë nuk janë të sigurta në shtëpitë e tyre. Një përqindje e vogël e dhunës raportohet. Në rastin e vajzës 11-vjeçare, kemi parë dështimin e sistemit që nuk ka mundur ta mbrojë”, tha ministrja.

Ndryshe, ministrja Haxhiu ka bërë të ditur se me ndryshimet në Kodin Penal, vepër e re penale në Kosovë nga e mërkura e 12 tetorit do të jetë testimi i virgjërisë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo kishte thënë se dënimet plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtorë për dhunim seksual dhe dhunë në familje do të jenë, ndalimi i kandidimit në çdo pozitë publike në nivel lokal dhe qendror, ndalimi i punësimit në institucione publike në të gjitha nivelet, marrja e lejes së vozitjes e të gjitha kategorive, ndalimi i blerjes në ankande publike dhe shërbime të tjera dhe ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe privilegje të tjera nga legjislacioni.

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se për këto vepra do të shkurtohen afatet e gjykimit, ashtu që ato nuk do të zgjasin më shumë se një vit.

Haxhiu: Me ndryshimet në Kodin Penal, ndalohet testimi i virgjërisë

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika