Presidentja Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, me ç’rast është diskutuar rreth procesit të antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se me rastin e këtij takimi, marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, u konfirmuan edhe një herë tjetër me gatishmërinë e bashkëpunimeve të mëtejshme.
“Presidentja Osmani ka theksuar se Zvicra është një partner strategjik i Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë edhe më miqësore, shkaku i prezencës së madhe të mërgatës shqiptare atje”, thuhet në njoftim.
Osmani ka falënderuar Zvicrën në procesndërtimin e vendit dhe njëherit, ajo ka kërkuar edhe më tej mbështetjen zvicerane ndaj Kosovës, në procesin e anëtarësimit të Kosovë në Këshillin e Evropës.
Sipas Presidentes Osmani, anëtarësimi në këtë organizatë është në dobinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, andaj përkrahja e Zvicrës në këtë proces është e domosdoshme dhe kontribuese për avancimin e të drejtave të njeriut.