Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është caktuar të mbahet më 4 nëntor në orën 13:30.
Lajmin për konferencën e radhës e kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte urdhër nga gjykatësi që deri më 18 nëntor të këtij viti, të dorëzohej një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që synohej të thirreshin.
Ai e ka urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë deri më 28 tetor 2022, njoftimet për alibi ose arsyet që përjashtojnë përgjegjësinë penale. Krahas kësaj, ai ka urdhëruar që mbrojtja të dorëzojë njoftim për çfarëdo mundësie hetimore unike që do të përdorë deri më 7 tetor 2022.
Në çdo paraqitje të tyren në Dhomat e Specializuara të Hagës, ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm. Ata janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2022 në Hagë, për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Aty pretendohej se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.