Pas shumë spekulimeve dhe negociatave, 33-vjeçari Juan Guillermo Cuadrado do të vazhdojë të luajë për Juventusin. Klubi konfirmoi prezencën e lojtarit edhe për një sezon, çka do të thotë se kolumbiani do të vazhdojë të mbajë fanellën e Vecchia Signora deri në vitin 2023.
Ndonëse disa klube kishin shfaqur interesim për Cuadrado dhe negociatat mes dy palëve nuk kishin ecur mirë, më në fund në një deklaratë ata konfirmuan se Cuadrado do të qëndrojë edhe një vit në skuadrën torineze.
Ai ka luajtur si anësor, mbrojtës i krahut dhe mesfushor.
33 vjeçari ka luajtur për Juventusin që nga viti 2017 dhe para tij, për Fiorentina-n dhe Chelsea-n.
✍️ 𝗖𝗨𝗔𝗗𝗥𝗔𝗗𝗢 2️⃣0️⃣2️⃣3️⃣
😀 It’s Juan more year for @Cuadrado in ⚪️⚫️!#Cuadrado2023
— JuventusFC (@juventusfcen) April 15, 2022