Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo tavan të naftës dhe të derivateve të tjera, për të martën e 18 tetorit.
Nga 1.78 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të hënën, të martën rezulton të jetë 1.77 euro për litër.
Po ashtu, edhe çmimi i gazit ka pasur rënie për një cent.
Nga 0.74 centë për litër sa ishte të hënën, të martën rezulton të jetë 0.73 centë për litër.
Ndërkaq, çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë me ditën e hënë, e që raportohet të jetë 1.41 euro për litër.
MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide për 24 orë.