Ambasada ruse në Shkup paralajmëron marrjen e masave për dëbimin e diplomatëve

Ambasada ruse në Shkup

Ambasada ruse në Shkup komentoi shpalljen e gjashtë diplomatëve si të padëshirueshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, prej të cilës morën afat pesë ditë për t’u larguar nga vendi.

Nga pala ruse, ky hap është konsideruar armiqësor dhe se pasojat e tij mund të shkaktojnë përçarje në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut.

”Pa njoftuar reagimin e palës ruse ndaj këtij hapi armiqësor, theksojmë se pasojat e tij do të kenë një ndikim serioz në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Veçanërisht duam të theksojmë se akuzat janë krejtësisht të pabaza”, thuhet në reagimin e Ambasadës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket punëve të brendshme të Maqedonisë së Veriut, dipomatët rusë nuk kanë ndërhyrë apo vepruar në kundërshtim me Konventën e Vjenës të vitit 1961 për Marrëdhëniet Diplomatike thuhet në reagimin e diplomacisë ruse.

Ambasada Ruse është e bindur se kjo çështje çon në kundërshtim aspiratën e popujve të vendeve tona për bashkëpunim të ndërsjellë të dy shteteve.

”Jemi të bindur se një praktikë e tillë është në kundërshtim me aspiratën e popujve të vendeve tona për bashkëpunim konstruktiv, nuk ka perspektivë dhe çon në degradim përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në njoftim.

Pala ruse ka njoftuar se do të marrë masa të ndjeshme në përgjigje të këtij hapi, si dhe të shpalljes ”persona non grata” të pesë diplomatëve rusë, më 28 mars të vitit 2022.

Maqedonia e Veriut shpall 5 diplomatë rusë persona non grata

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika