Arrestohet një serb në Hungari, akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

Një serb është arrestuar në Budapest të Hungarisë, i cili po akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në lagjen "Kristal" në Pejë gjatë luftës në Kosovë

Ilustrim





Të martën, një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi një urdhër ekstradimi të përkohshëm për një serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në lagjen “Kristal” në Pejë.

Duke vepruar sipas një kërkese të një gjykate në Kosovë, përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, lëshoi ​​një urdhërarrest ndërkombëtar në shtator 2021, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale për krimet e luftës të kryera kundër popullatës civile në lidhje me të shtënat me armë zjarri drejt civilëve në vitin 1999.

Sipas mediave hungareze, i dyshuari dhe dy bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë marrë pjesë ose kanë ndihmuar në vrasjen e civilëve në vendbanimin Kristal të Pejës në vitin 1999.

Bëhet e ditur se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika