Paul Pogba do të rikthehet pjesërisht në stërvitjet e skuadrës me Juventusin, kjo ndodh më në fund pas lëndimit të gjurit që e kishte pësuar Pogba.
Francezi kishte filluar të luante për Juventusin, që nga vera kur u largua nga Manchester United dhe nënshkroi kontratë katërvjeçare me Juventusin.
Fillimi i kontratës nuk e gjeti atë mirë, për shkak se është lënduar në gju menjëherë dhe ky lëndim e mbajti atë jashtë fushës që nga ardhja e tij.
Këtë lajm për rikthimin e Pogbas e ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, që tregohet se pas një operacioni në gju që Pogba e kishte kryer muajin e kaluar, do të kthehet në stërvitjet e ditës së martë.
Pogba pritet të kthehet në aksion në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas më 325 tetor, por nëse jo atëherë, pritet të kthehet për ndeshjen kundër Lecces më 29 tetor.