Ahmetaj: Këshilli i Ministrave mund të ndryshojë kërkesën e Francës

Propozimi i Francës që Kosovës t'i lejohet lëvizja e lirë në BE atëherë kur të jetë në fuqi sistemi ETIAS sipas njohësve të çështjeve integruese po shihet si propozim politik





Propozimi i Francës që Kosovës t’i lejohet lëvizja e lirë në BE atëherë kur në fuqi të jetë sistemi ETIAS i cili ka për qëllim forcimin e kufijve duket të jetë propozim krejt politik i shtetit të udhëhequr nga Emmanuel Macron.

Mirëpo, ky qëndrim me shumë gjasë mund të ndryshoj në rast të vullnetit të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Të paktën kështu ka thënë një ish-ministre që dikur ka udhëhequr më ministrin e Integrimit Evropian.

“Vendimi i francës është ekluzivisht krejt politik, krejt çka duhet të bëjë qeveria e Kosovës është që të punojë e loboj tek shtetet që kanë përkrahur Francën në këtë ide që po e përsërisë është krejtësisht politike”, ka thënë Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimit Evropian.

E si Ahmetaj po mendon edhe dikush tjetër veçse, sipas Arbnor Sadikut, Franca ka një arsye pse ka propozuar idenë e sistemit të ETIA-së.

“ Arsyeja pse Franca e ka propozuar këtë sistem është problemin qe e ka me emigrimin legal e këtë dëshiron që ta përjashtoj, pasi që ka shumë të cilët kanë shkuar në Francë nga vendet e treta e që kryesisht janë nga Ballkani Perëndimor”, ka thënë analisti Arbnor Sadiku.

Mirëpo të njëjtin mendim nuk e ndanë Drizan Shala, që është njohës i sistemit të sigurisë.

“Sistemi ETIA-së nuk është për vendet e BE-së por për ato të vendeve të treta. Kështu që në aspektin procedural Këshilli i Ministrave nuk mund të propozojë asgjë që të anashkaloj këtë proces në mënyrë që Kosova të përfitoj liberalizimin e vizave”, ka thënë eksperti i sigurisë Drizan Shala.
Ndërkohë, televizioni Dukagjini është interesuar që të marrë një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme për të ditur nëse tashmë Kosova ka nisur që të punojë rreth implementimit të sistemit ETIA-s, por të njëjtit kanë thënë se kjo çështje i takon zyrës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika