Pas fjalimit të 12 tetorit, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama u ka nisur një letër të gjithë liderëvë të shteteve anëtarë të kësaj organizate ndërkombëtare.
Përmes saj, udhëheqësi i qeverisë në Trianë, ju ka bërë thirrje liderëve të vendeve anëtare të BE-së, që të përkrahin rezolutën e Shqipërisë, me anë të së cilës potencohet fakti se asnjë provë nuk është gjetur, për ato që pretendon Dick Marty.
Rama ka përmendur edhe librën e Carla Delpontes, ndërsa edhe hetimet e sajë i ka cilësuar si jobindëse.
“Akuzat e saj u mohuan me forcë në Shqipëri, Kosovë dhe tjetërkund në rajon, për arsyen e thjeshtë se hetimet e kryera përgjatë disa viteve nga kryeprokurorja e GjNPIJ-së, përfshi Shqipërinë, kishin qenë tërësisht jobindëse. Kjo duhej të kishte mjaftuar që çështja të mbyllej aty ku kishte nisur: në faqet e një trillimi joletrar”, ka thënë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Pavarësisht përmbajtjes së kësaj rezolute të Shqipërisë, në Kosovë juristët nuk janë fortë optimist se ajo do të mund të kaloj në Këshillin e Evropës.
“Është konstatuar se trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë, nuk ka pasur në territorin e Shqipërisë, konsideroj se ka interes legjitim që ky raport të ndryshojë sepse nuk është i vertetë dhe pavertetësia e tij është konstatuar me raportet e hetimit të Williamson. Dhe nuk mendoj që kjo rezolutë të ketë një mbështetje nga evropianët”, ka thënë avokati Artan Qerkini.
E ngjashëm mendon edhe Profesori Universitar, Arben Fetoshi, i cili ka thënë se Shqipëria e ka sfiduar seriozisht Këshillin e Evropës me anë të kësaj rezolute.
“Rezultati pozitiv i kësaj resolute, do të delegjitimonte në tëresi dhe gjithë këtë padrejtësi që po i bëhët Kosovës. Dhe do të vinte në pikëpyetje angazhimin e Evropës në emër të drejtësisë, në raport me luftën e UÇK-së. Dhe pavarsisht mos miratimit të saj, Këshilli i Evropës është sfiduar seriozisht në këtë drejtim”, është shprehur Fetoshi.
Në janar të vitit 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar rezolutën 1782, me titull, “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”.
Raporti, i hartuar nga Dick Marty, një politikan zviceran dhe një ish-anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 2010, u shndërrua në arsyen për themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.