Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar nëpërmjet një postim me shkrimi pasi çmimi i ngrohjes qendrore mbetet i pa ndryshuar edhe në këtë dimër. Ku ka thënë se merita për zgjerimin e ngrohtores i ka atribuuar ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafës.
“Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se ndjehet mirë që qeverisja aktuale e Kryeqytetit të Prishtinës, e ka prioritet ngrohjen qendrore por ai ka propozuar që ngroha qendrorë të shpërndahet dhe në lagjet tjera të Prishtinës.
“Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera”.
“Menaxhmenti i ri i ngrohtores Termokos e ka nisur punën me shumë energji dhe duket se ka siguruar mbështetje nga partnerët zhvillimor të Kosovës për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit”.
Sipas tij në këtë kohë të krizës energjetike është tepër e rëndësishme të gjenden burime tjera të ngrohjes gjatë dimrit.
Ai ka përfunduar duke bërë thirrje që projekte të ngrohjes të zhvillohen edhe në qendrat tjera të mëdha urbane të Kosovës.