Me këngën e pavdekshme “Dashurinë ku e kam” të Armend Rexhepagiqit, por interpretuar live nga Endrit Rexhepi, filloi Super3ndi i kësaj të marte mbrëma në valët e Radio Dukagjinit.
Një emision qefi nën moderimin e Drilona Shalës dhe Mirdon Pacollit për të sjellë te dëgjuesit atmosferën e muzikës live të artistëve vendor.
Sonte artisti Endrit Rexhepi solli nostalgji në studio duke interpretuar këngë të artistëve si Armend Rexhepagiqi, Eliza Hoxha, Sabri Fejzullahu dhe Alban Skenderajt etj.
Përpos kësaj Endriti paralajmëroi se ka filluar punën për projektin e tij të ri muzikor, i cili pritet të lansohet në fundvitë, si dhuratë për fansat e tij.
Emisioni Super3nd shoqëron dëgjuesit e Radio Dukagjinit me muzikë live dhe jo vetëm, çdo të martë nga ora 22:00-01:00.