Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo tavan të naftës dhe të derivateve të tjera, për të mërkurën e 19 tetorit.
Nga 1.77 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të martën, të mërkurën rezulton të jetë 1.78 euro për litër.
Ndërkaq, benzina dhe gazi kanë mbetur me çmime të njëjta.
Çmimi i benzinës rezulton të jetë 1.41 euro për litër, ndërsa gazi 0.73 centë për litër.
MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë valide për 24 orë.