Një fabrikë e përpunimit të dyshekëve në Prizren është kapluar nga zjarri, si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se në orën 13:00 është raportuar për një zjarr në këtë fabrikë dhe se zjarri pastaj është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve.
“Zjarri është lokalizuar, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe dy persona janë lënduar, lëndimet janë të lehta”, ka thënë Bytyqi.
Ndër të tjera, ai ka thënë se ekzaminimet se nga ka ardhur zjarri pritet të bëhen në vazhdim.
“Hetimet në lidhje me zjarrin do të vazhdojnë, para se të bëhen ekzaminimet nuk mund të flasim”, ka shtuar ai.