Renault në panairin e veturave në Paris, ka prezantuar versionin modern të “katërshit”, që tani për tani është vetëm në formë koncepti.
Koncepti Renault 4Ever Trophy me këtë paraqitje paralajmëron prodhimin serik, modelin kompakt SUV që do të jetë plotësisht elektrik.
Koncepti është i lyer me ngjyrë hiri Gun Metal Silver, dhe është i pajisur me plastika mbrojtëse në pjesën e poshtme të karrocerisë.
Vetura ka rrota prej 19-inç me një dizajn futuristik, që janë të dizajnuara për të gjitha terrenet.
Koncepti 4Ever Trophy ka dimensione tipike për segmentin B-SUV, edhe pse është për 68 mm më i shkurtër sesa modelit Captur i gjeneratës së dytë.
Më saktësisht 4EVER Trophy është 4.160mm i gjatë, 1.950 i gjerë dhe 1.900 i lartë.
Kompania franceze nuk ka zbuluar detajet për bateritë e vendosura në pjesën e poshtme, si dhe motorin elektrik.
Megjithatë, është konfirmuar që versioni serik i SUV-it, do të bazohet në platformën e versionit mekanik CMF-BEV dhe se do të prodhohet në Francë.