Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë apo akoma më mirë me vaj ulliri.
Por vlerat e bukës së thekur janë të shumta dhe ekspertët kanë vënë në dukje pesë arsye se Përse duhet ngrënë buka e thekur;
Buka e thekur për diabetikët- vlerësohet të jetë shumë e mirë pasi që ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave. Njëashtu buka e thekur nuk përmban sheqer apo vlera tjera të sheqerit prandaj supozohet të përdoret nga personat që vuajnë nga diabeti.
Yndyrna- kjo bukë supozohet të përdoret nga personat të cilët vuajnë nga yndyrna. Kjo për shkak se thekra ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin e njeriut.
Tretja- buka e thekur u ndihmon njerëzve të cilët vuajnë nga problemet e tretjes. Madje buka e thekur bashkë me bananen, orizin dhe salcën e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diarresë.
Energjia- buka e thekur është e pasur me niseshte, që ofron pra më shumë energji te njerëzit. Madje niseshteja ndihmon edhe në përpunim të ushqimit, dhe kësisoj rritet edhe energjia e njeriut.
Të përzierat- kombinimi i një gote me qumësht dhe një pjesë bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.
Megjithatë, buka më e shëndetshme që rekomandohet është ajo me drithëra.