Presidenti rus, Vladimir Putin, të mërkurën, ka urdhëruar ligjin ushtarak për katër rajonet ukrainase të aneksuara ilegalisht.
Bëhet fjalë për rajonet e Ukrainës që janë: Luhank, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
Dobësia e Rusisë në ditët e fundit në Kherson, dhe urdhëri për ligjin ushtarak, ishin më shumë shenja se pushtimi gati tetëmujor, i cili nuk po shkon siç ishte planifikuar.
Putin e ka pranuar se forcat e tij kishin vështirësi, duke thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit rus se “Ne po punojmë për të zgjidhur detyra shumë të vështira në shkallë të gjerë, për të garantuar sigurinë dhe të ardhmen e sigurt të Rusisë”, shkruan AP.
Në rajonin Kherson, që po mbulohet nga urdhëri i ligjit ushtarak, forcat ukrainase kanë zhveshur pozicionet ruse në bregun perëndimor të lumit Dnieper. Ndërsa, siç shkruan AP, forcat ruse shpresojnë se ujërat e gjera dhe të thella do të shërbejnë si pengesë natyrore kundër përparimit ukrainas.
Nuk është e qartë se çfarë ndryshimi do të sjellë ligji ushtarak. Por dihet se sigurisht se nuk do t’i bindë trupat ukrainase t’i lënë armët e tyre, pasi Kievi është i vendosur të rifitojë territorin e humbur.
Ndërkaq, udhëheqësi i Kremlinit ka forcuar gjithashtu sigurinë në të gjithë Rusinë, me futjen e tri niveleve të ndryshme të sigurisë.