Costa: Evropa duhet të mësojë nga kriza e COVID-19 për t’i zgjidhur krizat e reja

Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Evropa duhet të marrë mësim nga përballja me COVID-19 për t'i zgjidhur krizat, me të cilat, aktualisht po përballet Evropa

Kryeministri portugez, Antonio Costa

Kryeminstri portugez, Antonio Costa, tha se Evropa duhet të gjejë një zgjidhje të përbashkët ndaj krizave të shumta, me të cilat po përballet, njësoj siç bëri gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.

Për “euronews”, Costa ka diskutuar dhe në margjinat e një kongresi të socialistëve evropianë gjatë fundjavës.

“Kur u përballëm me COVID-in, u mblodhëm. Ne dhamë një përgjigje të përbashkët dhe kjo na ndihmoi ta kapërcejmë këtë krizë,” tha Costa.

Kryeminstri portugez ka theksuar se vendet e BE-së ishin afër gjetjes së një “përgjigjeje të përbashkët” për të adresuar krizën energjetike, duke shtuar se ata duhet të forcojnë ndërlidhjet dhe të mbështesin bizneset, vendet e punës dhe të ardhurat e familjes.

“Për shembull, për ndryshimet klimatike dhe politikat drejt tranzicionit energjetik, është e qartë për të gjithë tani, ne duhet të përshpejtojmë tranzicionin energjetik sepse kjo varësi që kishim nga Rusia, është një dobësi për Evropën nëse duam të jemi autonom. Nëse duam për të forcuar aftësinë tonë për të ndikuar në shoqërinë globale, ne duhet të jemi të pavarur nga energjia”, tha Antonio Costa.

Costa ka deklaruar se mund ta kapercejnë këtë situatë, duke formuar besimin e njerëzve, njësoj siç kanë vepruar në krizat e mëparshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika