Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK. Krahas kësaj vizite, Osmani dhuroi 100 proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
“Muaji rozë është një muaj, në të cilin, duhet ta shprehim solidaritetin, t’i shtojmë përpjekjet, e ta sensibilizojmë secilën grua për rrezikun nga kanceri i gjirit. Identifikimi i hershëm shpëton jetë”, shkruan presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ka shtuar se prioritet në këtë aspekt do të jetë parandalimi, reduktimi i vdekjeve të parakohshme, krahas zbulimit të hershëm, sikurse edhe përmirësimi i cilësisë së jetës dhe trajtimit të të prekurve nga kjo sëmundje.
Osmani ka shtuar se “duhen 12 muaj rozë që jetën ta bëjmë më të mirë me njerëzit tanë bashkërisht!”.