Hoxha: Kosova duhet të jetë e gatshme të përballet me presionin që vjen për marrëveshjen

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka thënë se me ardhjen e emisarit të ShBA-së, Gabriel Escobar, kanë ndodhur marrëveshja për energjinë mes COST-it dhe Elektroserverit dhe thirrja e kryeministrit Kurti drejt kryetarëve të partive opozitare për një takim

Analisti politik, Ylli Hoxha

Analisti politik, Ylli Hoxha, i ftuar në “Debat Plus”, për mesazhin e emisarit të ShBA-së, Gabriel Escobar, ka thënë se me ardhjen e tij kanë ndodhur dy zhvillime, të cilat sipas tij, tregojnë për rëndësinë e vizitës.

“E para është marrëveshja për energjinë mes COST-it dhe Elektroserverit dhe thirrja e kryeministrit Kurti drejt kryetarëve të partive opozitare për një takim”, tha Hoxha.

Ai tha se në mediat e tjera po raportohet se ideja e një marrëveshjeje të shpejtë për çështje javësh, po vjen më shumë në shprehje. Hoxha tha se në këtë aspekt, ka dy probleme. Problem i parë, sipas tij, është se si të bindet Serbia, dhe cilat janë kërkesat për Kosovën në lidhje me marrëveshjen.

“Dhe nëse këto të dyja marrin përgjigje pozitive në Beograd, mendoj që Kosova duhet të jetë e gatshme për t’u përballur me presionin që do të na vijë për marrëveshjen”, shtoi Hoxha.

Ndërkaq, ai theksoi se do të jetë sfidë për ta arritur njohjen. Sipas Hoxhës, është e rëndësishme që në Kosovë të flitet se çka do të zëvendësonte njohjen e Serbisë, dhe sipas tij, përgjigjja do të ishte anëtarësimi në NATO.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika