Analisti politik, Visar Ymeri, i ftuar në “Debat Plus” ka thënë se vetë vizita e emisarit Escobar është mesazh.
Sipas Ymerit, as Lajçak dhe as Escobar, nuk vijnë në Prishtinë e Beograd nëse nuk ka ndonjë zhvillim.
“Dhe tani duket se ka lëvizja, por se cila është ajo, është vështirë të gjendet”, tha Ymeri.
Ymeri shtoi se kryeministri Kurti nuk ka treguar njëlloj gatishmërie të flasë me publikun për situatën, në të cilën, ndodhet Kosova, pasi është duke u frikësuar se po gjykohet për lëshimin pe.
Ai ka shtuar se nënshkrimi i bashkësisë se komunave serbe në vitin 2013 dhe 2015 ka qenë kërkesë e ndërkombëtarëve.
“Dhe, ne tashmë jemi në një situatë ku mund t’ia pranojmë Kurtit se nuk mund të bëjë më shumë”.
“Nëse duam t’i shpallim tradhtarë njerëzit që po lëshojnë pe në dialogun Kosovë-Serbi, atëherë duhet të shpallen fajtorë të gjithë” shtoi Ymeri.