Ish-negociatori i ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, David Frost, i ka bërë thirrje kryeministres aktuale, Liz Truss, të japë dorëheqje nga posti i kryeminstres së vendit.
David Frost në Telegraph ka thënë se Truss “duhet të largohet sa më shpejt të jetë e mundur”, dhe tha se pasardhësi i saj si udhëheqës i Partisë Konservatore “duhet të jetë i aftë, kompetent dhe i aftë për të komunikuar në mënyrë efektive”.
Sipas ish-negociatorit të Johnson, Truss nuk mund të qëndrojë në detyrë “për një arsye shumë të dukshme: ajo bëri fushatë kundër politikave që po zbaton tani”.
“Fati i saj është të jetë Henri VI i politikës moderne – një figurë e dobët, e paaftë për të kontrolluar forcat rreth saj, herë pas here e poshtëruar dhe e asgjësuar, kur ajo është bërë e papërshtatshme. Më mirë të shkosh tani”, tha David Frost, raporton BBC.
Në korrik të këtij viti, Frost ka mbështetur ofertën e kryeministres për udhëheqje, duke shkruar në Telegraph se ajo “ka idetë e duhura dhe energjinë për t’i dhënë ato”.