Sony Group Corporation, i njohur zakonisht si Sony, po përgatitet të lansojë një konkurrent të PlayStation për Xbox Game Pass të Microsoft, duke nisur një garë midis firmave për të krijuar një shërbim të stilit Netflix për lojëra.
Shërbimi do të ofrojë një përzgjedhje të gjerë titujsh për një abonim të ulët mujor dhe do të bazohet në modelin afatgjatë të Sony PlayStation Plus, i cili u ofron anëtarëve dy lojëra falas në muaj dhe akses në opsionet e shumë lojtarëve në internet për 60.43 euro në vit.
Gjithashtu më vonë, këtë vit Sony do ta riemërojë atë shërbim PS+ Essentials dhe do të shtojë dy nivele më të shtrenjta, Extra dhe Premium. E para, do të shtojë “deri në 400 lojërat më të këndshme për PS4 dhe PS5 duke përfshirë hitet e suksesshme nga PlayStation Studios dhe partnerët e palëve të treta për 77.61 euro në vit. Kjo e fundit do të përfshijë një shërbim të transmetimit të video lojërave që përfshin tituj nga gjeneratat e mëparshme të PlayStation për 92.49 euro në vit.
Të dy shërbimet ofrojnë lojëra të shkarkueshme dhe të transmetimit nga 20 vitet e fundit. Megjithatë, Sony pretendon të ofrojë më shumë tituj, se sa që janë në PlayStation-in e parë.
“Nivelet e reja Extra dhe Premium përfaqësojnë një evolucion të madh për PlayStation Plus, me këto nivele, fokusi ynë kryesor është të sigurojmë që qindra lojëra që ofrojmë do të përfshijnë përmbajtjen më cilësore që na dallon. Në fillim, ne planifikojmë të përfshijmë tituj të tillë si Death Stranding, God of War, Marvel’s Spider-Man, Marvel’s Spider-Man: Miles Morales, Mortal Kombat 11 dhe Returnal”, ka thënë kompania Sony për The Guardian.
Shërbimi do të nisë në disa tregje aziatike në qershor përpara se të zgjerohet në pjesën më të madhe të botës.
Microsoft është ende unik në premtimin e abonentëve që çdo lojë e re që bën kompania do të përfshihet në paketën e saj të abonimit në ditën e lëshimit. Në vend të kësaj, shefi ekzekutiv i Sony, Jim Ryan, thotë se kompania do të vazhdojë të nisë titujt e saj më të mëdhenj si blerje të pavarura.
“Niveli i investimit që ne duhet të bëjmë në studiot tona nuk do të ishte i mundur dhe ne mendojmë se efekti negativ në cilësinë e lojërave që ne bëjmë nuk do të ishte diçka që lojtarët dëshirojnë”, ka thënë Ryan duke folur për faqen e industrisë GamesIndustry.biz.
Game Pass dhe PlayStation Plus përfshijnë transmetimin e lojërave si pjesë të paketave të tyre, duke i lejuar abonentët të luajnë nëpërmjet serverëve në distancë, në vend që të duhet të shkarkojnë lojëra në një tastierë shtëpiake.
Teknologjia është adoptuar nga Amazon dhe Google teksa përpiqen të hyjnë në treg me shërbimet e tyre Stadia dhe Luna respektivisht, me sukses të përzier. Vitin e kaluar Google mbylli studion e saj të zhvillimit të lojërave dhe po përpiqet të përqendrojë Stadia për të ofruar mbështetje të markës së bardhë për kompanitë e tjera të lojërave.