Në seancën e 20 tetorit në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka përshëndetur gratë e prekura me kancer të gjirit të cilat kanë qenë prezente në këtë sallë.
Po ashtu edhe deputetët janë ngritur në këmbë për nderim të tyre.
“Muaji tetor përndryshe është edhe muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit. Këtu i kemi gratë e guximshme të Kosovës të cilat janë duke u trajtuar prej kancerit të gjirit”, ka thënë Konjufca.
Në këtë seancë ishin të pranishëm edhe shoqata e pacientëve të prekur me kancer të gjirit.