Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të enjten ka mbajtur takim me ambasadorët e tri vendeve, atë të Norvegjisë, Greqisë dhe Luksemburgut.
Osmani ka thënë se Kosova është vendi më proevropianë dhe ndan të njëjtat vlera me popujt e tjerë evropianë.
Presidentja Osmani, theks të veçantë i ka vendosur çështjes së liberalizimit të vizave, që sipas saj Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe duket zbatuar rekomandimi i KE-së për heqjen e vizave.
“Sipas Presidentes Osmani liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbetet peng i teknikaliteteve të reja dhe se vendimmarrja politike duhet të ndodhë gjatë Presidencës Çeke, ndërkaq hyrja në fuqi sipas praktikave paraprake”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.
Vlen të theksohet, se Presidentja Osmani në takim me ambasadorët evropianë, ka diskutuar rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ajo ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mundëson fuqizimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.