Kryeministri Kurti ka pritur në takim gjeneralmajorin, Angelo Michele Ristuccia, pas marrjes së komandës së KFOR-it.
Në këtë takim, Kurti dhe gjeneralmajori Ristuccia kanë biseduar për zhvillimet në vend, punën dhe synimet e qeverisë por duke vënë theks te fusha e sigurisë.
“Falënderues për mikpritjen, Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrit.
Tutje, në këtë njoftim thuhet se gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia ka marrë komandën e KFOR-it më 10 tetor të këtij viti dhe se Ristuccia është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it.