Bashkim Evropian ka bërë të ditur se më 20 tetor të vitit 2022, ka festuar sukseset e investimeve të tij, të cilat i ka bërë në sektorin privat në Republikën e Kosovës.
Sipas tyre, BE-ja ka kontribuuar në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qytetarëve të Kosovës.
“Falë mbështetjes së BE-së, Fabrika … ka arritur të rrisë kapacitetet prodhuese, duke rezultuar në rritjen e shitjeve me 500%, 2.5 Milionë euro në vitin 2022, si dhe punësimin e 129 personave, nga të cilët, 64 gjetën punësim të menjëhershëm në Fabrikën e Kabllove “Proton” dhe kompani të tjera”, ka shkruar zyra e BE-së në Kosovë, në rrjetin e saj social Facebook.
“Që nga viti 2013, BE ka investuar mbi 8 milionë euro për të ndihmuar krijimin e vendeve të punës në Kosovë. BE do të vazhdojë të mbështesë projektet që krijojnë vende të reja pune dhe nxisin zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shtuar ata.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian në Kosovës, gjatë vizitës në fabrikën e kabllove “Proton”, kanë qenë të shoqëruar dhe nga zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Mentor Arifaj.