Ngrica dhe diell të premten në Kosovë

Mëngjesin e ditës së premte të 21 tetorit në Kosovë pritet të ketë mjegull në ultësira dhe brymë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 3 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 19 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të premten e 21 tetorit në Kosovë në orët e mëngjesit është parashikuar të ketë brymë dhe mjegull, ndërsa gjatë ditës kohë me diell.

“Për të Premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë brymë dhe mjegull në ultësira”, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i juglindjes me shpejtësi prej 8 deri në 23 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 19 gradë Celsius.

Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu vende-vende. Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika