Qeveria e Kosovës këtë të premte ka mbajtur mbledhje elektronike, ku i ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, në kuadër të Pakos për Ringjalle Ekonomike.
Pesë milionë euro, Qeveria e Kosovës i ka ndarë në mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.
“Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
14 milionë euro janë ndarë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, për likuiditetin familjar.
“Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë eurosh (14.000.000,00 €), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar”, thuhet në njoftim.